-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Falsifikuan 60 bileta dhe i shitën me 400 Euro mbrëmë në Tiranë

Kryesoret

Arrestohen dy persona në Tiranë pasi akuzohen se falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën me çmime të larta. Sipas policisë kanë falsifikuar dhe shitur rreth 60 bileta të tilla për këtë ndeshje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit të shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime shumë të larta, me anë të mashtrimit, që u godit ditën e djeshme, kanë vënë në pranga 2 nga shtetasit që ishin në hetim për këtë rast, konkretisht:

A. O. dhe S. A., të dy banues në Tiranë.  Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i kanë shitur ato me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit