Pesë policë janë pezulluar në Shkodër për shpërdorim detyre. Ky vendim është marrë pasi në vitin 2021, këta efektivë fshehën faktin se kishin gjetur bimë narkotike të kultivuara në fshatrat Curak dhe Shkozë të Pukës. Pas një kontrolli pak ditë më pas, në këto zona u gjetën 4000 bimë kanabis.
Pezullimi i këtyre punonjësve nga detyra është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Punonjësit e pezulluar:
– Edmond Pepkolaj, ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pukë
– Alfred Ndoj, inspektor
– Zamir Mehaj, me detyrë ndihmësspecialist për informacionin policor dhe arkivën kriminale
– Petrit Florini, me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme Pukë
– Fatmir Alia, me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme Pukë