-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kishim informacion….”! Vjen njoftimi i policisë, si u kap “gafil” njeriu i Ervis Martinajt?

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë u arrestua Emiljano Nina 28 vjeç. Ai është kushëriri i “mbretit” të basteve, Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të vitit të kaluar. Nina u arrestua pasi në muajin gusht të këtij viti përplasi automjetin që drejtonte me shpejtësi së lartë, me bordurën anësore te Liqeni Artificial dhe më pas u largua. 28-vjeçari ishte i shpallur në kërkim edhe për dhunë në familje, pasi është dënuar me 8 muaj burgim.

Por si u arrestua? Policia thotë se kishte informacion për lëvizjet e tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në të dhënat për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Për këtë rast është finalizuar operacioni policor i koduar “Escape”, si rezultat i të cilit, mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji” është lokalizuar kapur dhe vënë në pranga” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit