Ditën e sotme Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve do të zgjedhë 3 anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Mandati u ka përfunduar prokurorëve Bujar Sheshi nga Apeli, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi nga shkalla e parë.
Kandidatë për vakancën nga radhët e Apelit janë;
Afërdita Ndoi
Moisi Duda
Për shkallët e para:
Edina Kurti
Edlira Bako
Elsa Miha
Olger Minaj
Vatë Staka