-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mes Jasharit dhe ministrit! Kush ishte pas Kurtit mbrëmë në stadium? (FOTO)

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte mbrëmë në “Air Albania” për të mbështetur kombëtaren kuqezi përballë Çekisë.

Ndeshjen e pa së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Lulzim Jasharin, në një kat më lart, teksa Rama ndodhej një kat më poshtë në stadium.

Në një fotografi që ka publikuar Sveçla nga stadiumi shihet edhe drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni.

Hyseni u emërua në postin e shefes së SHISH nga kryeministri shqiptar Edi Rama para disa muajsh. Para se të emërohej në këtë post, Vlora Hyseni ishte zëvendës drejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit