Gaza po kthehet në një ‘vrimë ferri’ paralajmëron Komisioneri i Lartë i OKB-së. Një milion njerëz po kërkojnë arratisje, me pikë-kalimin kufitar izraelito-egjiptian në Rafah që është rruga e tyre e vetme.
“Ne respektojmë ligjin ndërkombëtar, objektivi ynë i vetëm është “rrjeti terrorist” i Hamasit”, thekson Izraeli.
Më herët, Izraeli u bëri thirrje 1 milion banorëve të Gazës veriore që të lëvizin ndërsa përgatitet për një ofensivë tokësore.
OKB-ja reagoi menjëherë, duke paralajmëruar për “pasoja katastrofike humanitare”, ndërsa OBSH tha se ishte e pamundur të largoheshin pacientët vulnerabël.
“Ne refuzojmë zhvendosjen e popullit tonë”, tha presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, ndërsa Hamasi u bëri thirrje palestinezëve që të injorojnë “propagandën izraelite”.
“Vajzë bërtiste, gjaku i rridhte nga vrimat”! Historia e miqve që shkuan në festë në Izrael