Pasditen e sotme ka mbetur u vdekur pas sulmeve në kufirin midis Libanit dhe Izraelit gazetari i Reuters Issam Abdallah.
Lajmin e ka konfirmuar zyra e Bejrutit.
Al Jazeera raporton se një grup gazetarësh nga kanali, Reuters dhe AFP ishin afër zonës ku Hezbollahu kishte goditur pozicionet izraelite të premten pasdite.
Sipas informacioneve të para mësohet se shkak i vdekjes së tyre ka qenë një goditje nga një tank izraelit.
Gazetarët kishin distinktivë të shquar të PRESS dhe mbanin helmeta dhe jelek antiplumb. Ata ishin në një kodër, në një vend të hapur që ishte i dukshëm për shumë njerëz, raportoi Al Jazeera.
Gjithashtu u plagosën edhe një gazetar i Al Jazeera dhe një kameraman të cilët mësohet se janë në spital.
Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin në katër pozicione izraelite.
المصوّر الخلوق عصام عبدالله شهيداً اثر القصف الإسرائيلي على الأطقم الصحفية..#طوفان_الاقصى #لبنان pic.twitter.com/SWZ8T6jQE5
— Sahar Ghaddar (@sahar_ghaddar) October 13, 2023