-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka ende shqiptarë në Izrael, Ministria e Jashtme: Po punojmë për largimin e tyre nga zona e luftës

Kryesoret

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për mes një njoftimi ka bërë të ditur se në zonën e luftës në Rripin e Gazës ka ende shqiptarë.

Ata më tej kanë bërë të ditur se përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt po vijojnë përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

“Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës”, thuhet ne njoftimin e ministrisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit