-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vritet gazetari i Reuters pas sulmeve të fundit në Izrael

Kryesoret

Pasditen e sotme ka  mbetur u vdekur pas sulmeve në kufirin midis Libanit dhe Izraelit gazetari i Reuters Issam Abdallah.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e Bejrutit.

Al Jazeera raporton se një grup gazetarësh nga kanali, Reuters dhe AFP ishin afër zonës ku Hezbollahu kishte goditur pozicionet izraelite të premten pasdite.

Sipas informacioneve të para mësohet se shkak i vdekjes së tyre ka qenë një goditje nga një tank izraelit.

Gazetarët kishin distinktivë të shquar të PRESS dhe mbanin helmeta dhe jelek antiplumb. Ata ishin në një kodër, në një vend të hapur që ishte i dukshëm për shumë njerëz, raportoi Al Jazeera.

Gjithashtu u plagosën edhe një gazetar i Al Jazeera dhe një kameraman të cilët mësohet  se janë në spital.

Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin në katër pozicione izraelite.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit