Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë lidhur me konfiskimin e pasurive të Ahmet Isufajt dhe personave të lidhur me të bazuar te akti normativ i Operacionit Forca e Ligjit. Konkretisht janë sekuestruar bar, restorant, parkim, truall, biznes dhe një makinë.
Pasuria e konfiskuar;
1.Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;
2.Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;
3.Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;
- Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie WAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj.
Ahmet Isufaj është një emër i njohur për drejtësinë pasi sipas OFL rezulton i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për “Krim të organizuar” si dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”. Ahmet Isufaj njihet gjithashtu edhe si xhaxhi i të fortit të Fierit, Arben Isufaj i njohur me emrin “Ben Qimja”.