-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Krejt çfarë kemi janë fëmijët, prandaj po ikim”! Palestinezët largohen nga Gaza

Kryesoret

Palestinezët janë duke ikur edhe të shtunën nga shtëpitë e tyre në Gaza, pasi Izraeli u ka dhënë urdhër gjysmës së popullsisë që të largohet drejt pjesës jugore.

Raportohet se ushtria izraelite ka kryer edhe disa bastisje tokësore të premten në Gaza, para nisjes eventuale të një ofensive tokësore në atë territor.

Situata pritet të përshkallëzohet një javë pas sulmeve të përgjakshme të Hamasit në Izrael.

Izraeli u ka kërkuar 1 milion njerëzve që të largohen, përfshirë gjithë popullsinë e qytetit të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës se një eksod i tillë mund të rezultojë me situata të rënda, pasi ka shumë të sëmurë nëpër spitale dhe të tjerët nuk kanë ku të shkojnë.

Familjet në makina, kamionë dhe pajisje tjera i kanë mbledhur gjësendet e tyre dhe janë nisur drejt jugut të Gazës, teksa vendi është sulmuar me raketa izraelite.

Hamasi, në anën tjetër, u ka kërkuar banorëve të Gazës që ta injorojnë urdhrin për evakuim.

Familjet në Gazë janë përballur me dilema të mëdha nëse duhet të qëndrojnë apo të ikin nga shtëpitë e tyre, pasi situatë e sigurt nuk është askund.

Aktualisht banorët në Gazë nuk kanë qasje në ujë, ushqim dhe ilaçe, me vendim të autoriteteve izraelite.

Haifa Khamis al-Shurafa, 42-vjeçare, ka ikur nga qyteza Deir al-Balah me një grup prej 150 personave të premten, pasi banesa e saj në një lagje afër qytetit të Gazës është shkatërruar nga sulmet izraelite këtë javë.

“Ne kemi humbur gjithçka, shtëpinë, gjësendet, gjithçka”, ka thënë ajo.

“Krejt çfarë kemi janë fëmijët, prandaj po ikim. Nuk duam t’i humbim edhe ata”.

Me minutat e fundit të baterisë së saj në telefon, ajo ka thënë se “ne nuk e meritojmë këtë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit