Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka folur sot për vizitën e “pesëshes së madhe” që do ta vizitojë Beogradin më 21 tetor. Kreu i shtetit serb u shpreh se pret që ky delegacion emisarësh perëndimorë të vijnë në Beograd me “gjëra të reja” rreth Kosovës.
Ky delegacion do të jetë i përbërë nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, si dhe përfaqësuesit e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, Gabriel Escobar, Emanuel Bonn, Jens Pletner dhe Francesco Talo.
Presidenti i Serbisë bëri të ditur se të njëjtën ditë, në mbrëmje do të shkojë në Nju Jork, ku më 23 tetor do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.