Kiara Tito është rikthyer në ekran, ku këtë herë i është besuar moderimin i “Fun Club” të “Dancing with the Stars”. Por natyrisht, më shumë sesa vetë për programin, interesin më të madh e ka historia e saj me Luizin. Ndaj edhe në media, ndonëse shpesh flet për projekte televizive, vëmendjen më të madhe e merr çdo detaj që ajo tregon për bashkëjetesën me Luizin. Këtë herë e ftuar në një program televiziv, ajo ka zbuluar më shumë detaje nga historia e tyre e dashurisë. Ajo tha se njerëzit duan shumë detaje për jetën e tyre private.
“Shumë persona na kërkojnë që të bëjmë ‘vlog’ për të parë se si jemi jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’. Do donim ta mbanim një kamerë gjatë gjithë kohës, por s’mundemi. Luizi është shumë i përkushtuar dhe gjëja më e rëndësishme është që më përkrah në çdo hap që unë ndërmarr. Është e rëndësishme për një çift që të përkrahim njëri-tjetrin, siç bëjmë ne të dy. Gjithçka shkon shumë mirë”, tha Kiara. Kiara thotë se diçka që e ka habitur te Luizi është durimi që ai ka me moderatoren.
“Më ka habitur, ka një durim të jashtëzakonshëm. Se në femrat dihet si jemi, vonohemi për t’u bërë gati, për të shkuar diku. Ai vjen gjithmonë me mua kur ka kohë të lirë dhe nuk më thotë asnjëherë asgjë, është për t’u habitur”. Martesa e saj me këngëtarin Luiz Ejlli ka qenë në qendër të mediave për një kohë shumë të gjatë. Prej kohësh, përflitet në rrjet për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Deri më tani, moderatorja ka zgjedhur të heshtë rreth këtij lajmi, duke e përgënjeshtruar në mënyrë indirekte, shkruan Panorama plus.
Megjithatë, burime pranë tyre bëhet me dije se ky lajm (shtatzania) nuk është i vërtet dhe se dyshja është e fokusuar te karriera, duke zgjedhur t’i shtyjë disi planet për një fëmijë. Edhe pse pak muaj më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një videoje “live” në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri. “Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”, u shpreh Luizi në video “live”.