Leonard Poçi, 36-vjeçari i cili përfundoi i plagosur rëndë me thikë sonte në spitalin e Sarandës, është një emër i njohur për policinë.
Më 1 mars të vitit 2023, Poçi u arrestua pasi iu gjet një sasi e vogël “cannabis sativa”.
Në maj të vitit 2021, ai u vu në pranga për vjedhjen në bashkëpunim të një automjeti në Sarandë.
Po ashtu, 36-vjeçari u arrestua në qershor të vitit 2017 pasi vodhi një celular, ndërsa në qershor të vitit 2015, vodhi sende në dy automjete dhe celularin e një avokati në Sarandë.
Me preje thike në qafë e shpinë, 36-vjeçari përfundon në spital