-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e dëshpëruar të Gazës në kërkim të ushqimit, ujit dhe sigurisë

Kryesoret

Mbi 2.3 milionë civilëve në Gaza është duke iu vështirësuar jetesa pa ushqim, ujë dhe mungesë sigurie, teksa shqetësohen edhe për ndonjë intervenim tokësor izraelit, një javë pasi militantët e Hamasit kanë kryer sulme të përgjakshme në Izrael.

Ndonëse mijëra persona e kanë dëgjuar urdhrin e Izraelit për t’u shpërngulur nga veriu për në jug të Gazës, mijëra të tjerë janë nëpër spitale.

Forcat izraelite, të mbështetura nga prezenca e anijeve luftarake amerikane në rajon, janë pozicionuar afër kufirit të Gazës dhe janë stërvitur për atë që Izraeli ka thënë se do të jetë fushatë e gjerë për ta shkatërruar grupin militant Hamas.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 2.329 palestinezë janë vrarë prej nisjes së luftimeve, më shumë sesa në luftën e Gazës më 2014, e cila ka zgjatur rreth gjashtë javë.

Ky konflikt është më vdekjeprurësi për Gazën në krahasim me katër luftëra tjera që është përfshirë me Izraelin.

Në anën tjetër, më shumë se 1.300 izraelitë janë vrarë nga sulmet e Hamasit më 7 tetor. Kjo shifër është më e larta për Izraelin prej konfliktit të vitit 1973, me Egjiptin dhe Sirinë.

Izraeli ka lëshuar disa paralajmërime për mbi 1 milion palestinezë që të largohen nga veriu i Gazës, me arsyetimin se dëshiron të mos ketë civilë kur ta luftojë Hamasin.

Hamasi, në anën tjetër, u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Kombet e Bashkuara kanë thënë se një eksod kaq i shpejtë në Gazën 40-kilometërshe, nën rrethim të plotë, do të shkaktojë situatë të rëndë humanitare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se evakuimet janë të barasvlefshme me “dënime me vdekje” për më shumë se 2.000 pacientë në spitale në pjesën veriore, përfshirë foshnjat e sapolindura që janë nëpër inkubatorë apo në kujdes intensiv./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit