Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kukës. Mësohet se është gjetur trupi i pajetë i një 31-vjeçari.
Trupin e të riut e kanë gjetur familjarët në banesë. I riu me inicialet P. P. dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.