Policia e Durrësit ka arrestuar 36-vjeçarin Ardit Zylyftari, pronar i një punishteje ku prodhoheshin paketa me cigare me duhan të kontrabanduar.
Policia gjeti makineritë që shërbenin për prodhimin e cigareve, për t’i shitur me pakicë, si dhe 63.2 kg duhan të papërpunuar, i dyshuar i kontrabanduar, të cilin 36-vjeçari e përdorte për të prodhuar paketat me cigare, që i shiste në mënyrë të kundërligjshme.
Shërbimet e Policisë bllokuan punishten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, makineritë, paketat dhe sasinë e duhanit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.