Polica e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar me inicialet A. M., dhe një 46-vjeçar me inicialet E. L., pasi bashkëpunonin për të shitur doza kokaine, në lokalet e natës, në zonën e Vollgës.
Po ashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.