Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 24-vjeçarme inicialet R. B., i cili kishte paguar një 29-vjeçar me inicialet K. B., për t’i vënë flakën një lokali në kryeqytet.
Ky i fundit është arrestuar ndësra vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit.
Mësohet se 29-vjeçari më datë 12.10.2023, ka hedhur lëndë djegëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, dhe si pasojë janë djegur panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky ai është paguar nga 24-vjeçari, me shumën 20 000 lekë të rinj për kryerjen e këtij krimi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.