Një 28-vjeçar, shofer taksie në Tiranë është shoqëruar në policinë pas akuzave të një qytetareje franceze për ngacmim seksualisht, gjatë itinerarit që ajo kishte kërkuar shërbimin e taksisë.
Policia bën me dije se shoferi i përkiste një kompanie private dhe gjatë rrugës ka ngacmuar seksualisht turisten franceze. Kjo e fundi ka njoftuar kompaninë në mes të itinerarit, dhe ka kërkuar një taksi tjetër.
Kompania i ka vënë në dispozicion një tjetër automjet të kompanisë dhe turistja franceze është larguar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, drejtuesi i taksisë u shpall në kërkim.
Pas kërkimeve u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, njofton policia.