Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin me inicialet Dh. T., banues në Sarandë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës dhe mjete të forta 37-vjeçarin Leonard Poçi, banues në Ksamil.
Poçi është transportuar në spitalin e Tramuës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Me preje thike në qafë e shpinë, 36-vjeçari përfundon në spital
U plagos me thikë, kush është 36-vjeçari i njohur nga policia