Në Shqipëri, nesër pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit europian.
Ish ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati thotë se pas agresionit rus në Ukrainë zgjerimi BE-së me vendet e rajonit është ngjitur në përparësitë e agjendës së Brukselit, dhe “vendet e Ballkanit nuk do të duhet ta shpërdorojnë këtë mundësi të artë”.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës, zoti Bushati analizon ecurinë e Procesit të Berlinit dhe pritshmëritë nga ky proces dhe ai i integrimit europian.
Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, Procesi i Berlinit lindi në vitin 2014, si një nismë e kancelares gjermane Angela Merkel. Më pas këtij procesi iu bashkangjitën dhe vende të tjera. Megjithatë ai ka patur ulje-ngritjet e veta. Ju si do ta vlerësonit ecurinë e tij deri tani?
Ditmir Bushati: Së pari Procesi i Berlinit u inicua nga Gjermania dhe kancelarja Merkel, në kushtet kur procesi i Zgjerimit kishte humbur magnetin e tij si transformues dhe demokratizues për vendet e rajonit, dhe në kushtet kur vetë presidenti i Komisionit europian Jean-Claude Juncker, deklaroi se nuk do të kishte Zgjerim për 5 vitet e ardhshme. Pra, në një lloj mënyrë ishte si një ilaç antidepresiv për të gjitha vendet e rajonit.
Por që në nisje nuk u konsiderua në asnjë moment si zëvendësues apo si alternativë ndaj procesit të anëtarësimit në BE.
Mendoj se tre janë aspektet kryesore. Së pari në planin politik krijoi një barazi në të drejtat dhe detyrimet mes të gjitha palëve pjesmarrëse./VOA
Artikulli i plotë këtu.