Tirana do të presë përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e hënë, për herë të parë jashtë kufijve të unionit.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbërrin gjatë ditës së sotme në Tiranë. Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë, rreth orës 17:30 pritet një konferencë për shtyp mes Ramës dhe Von der Leyen.
Mësohet se në qendër të bisedës do të jenë arritjet e këtij procesi ndër vite dhe angazhimi i Shqipërisë për mbarëvajtjen e tij, si edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.