Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” ka shkruar një artikull në lidhje me sulmin terrorist në veri në Kosovës, ku u vra efektivi Afrim Bunjaku.
“I stërarmatosur, i veshur pa shenja, si forcat ruse gjatë aneksimit të gadishullit ukrainas në vitin 2014, një komando serbe tentoi në fund të shtatorit të sulmonte veriun e këtij territori ballkanik me shumicë shqiptare”, shkruan gazeta franceze.
Banjska ra përsëri në letargjinë e saj shkruan Le Monde. “Vetëm vrimat e plumbave në disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks që shikon nga ky fshat modest në veri të Kosovës mbajnë ende gjurmët e përleshjeve të dhunshme të shpërthyera atje më 24 shtator nga një komando me burra serbë të armatosur rëndë”, shkruan francezja.
Dy javë më vonë, në 9 tetor, pronari i dyqanit të vetëm ushqimor në këtë vend me disa qindra frymë të plakura e kujton gjithçka sikur të kishte ndodhur një ditë më parë.
“Gruaja ime erdhi të më zgjonte në mes të natës duke thënë se po qëllonin. Në fillim menduam se ishin kontrabandistë, por më vonë e kuptuam se ishte më keq. Kot të flas për burrërri, isha shumë, shumë i frikësuar, – thotë ai nga shkallët e dyqanit, duke refuzuar të japë emrin e tij.
Që pas sulmit, rreth 40.000 serbët që banojnë në veri të këtij vendi ballkanik, me shumicë shqiptare, ndodhen nën presion. Të gjithë kanë frikë nga një rikthim lufte, njëzet vjet pas asaj të vitit 1999, që çoi në pavarësinë e Kosovës.
“Ashtu si 95% e fshatit, unë nuk dyshoja për asgjë,” mbrohet dyqanxhiu, duke e përshkruar komandon si një “bandë kriminale”.
Artikulli i plotë i Le monde e gjeni këtu.