Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të mbajtur së bashku me presidenten e Komisionit Evropian u shpreh se gjatë takimit me Ursula von der Leyen ka diskutuar rreth integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se Von der Leyen e ka informuar për procesin screening si dhe kanë diskutuat rreth situatës dhe ecurisë e përbashkët të të gjithë rajonit.
“Presidentja na informoi për ecurinë e procesit të screning në kuadër të integrimit, po e them me këtë term se ende nuk jam informuar si është kjo fjalë në shqip.
Është diagniozë e thelluar e të gjithë situatës në të gjithë sektorët e vendit.
Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces dhe për çfarë Shqipëria ka bërë. Megjithatë presidentja nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira, çka e bën të rëndësishme fjalën e mirë.
Kemi folur për situatën në rajon për ecurinë e përbashkët të të gjithë rajonit”, tha Rama.