Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mashtron fermerët duke thënë se vendet anëtare të BE nuk subvencionojnë më naftën për ta.
Ai theksoi se në seancën plenare, pikat e para duhet të ishin skandalet dhe vjedhjet e kryera nga Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
“Ky Kuvend nuk mund të ketë asgjë tjetër në agjendë përveç çështjes së binomit Rama-Balluku, çështja e dytë është ajo e naftës.Kreu juaj u deklaroi socialistëve në Lushnje se Europa nuk subvencionon më naftë. Mashtrim i paskrupullt. Ju që qeshni bëni skllavin këtu. Gjeni një vend anëtar të BE që nuk e subvencionon naftën për fermerët, ose damkosni drejtuesin tuaj si mashtrues ordiner dhe të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr nga ajko çdo taksë për fermerët dhe transportin publik.”









