-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Fier, dy motorë përplasen kokë më kokë, plagosen tre të mitur

Kryesoret

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fshatin Adë në Fier.

Mësohet se dy motorë janë përplasur me njëri tjetrin duke lënë të plagosur 3 të mitur.

Motomjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Z., 18 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe një pasagjer 14 vjeçar. Ata ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit