-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapja e Kolegjit Europian, Rama: Prania e BE-së në Tiranë një dhuratë zemre

Kryesoret

Pas ditën e sotme gjatë përurimit të hapjes së Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se BE është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet.

“Që Bashkimi Europian do të ishte kaq i shpejtë për të kaluar nga fjalët në vepra, në më pak se një vit, këtë nuk e prisnim.

Sot hapen dyert për aplikim dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimet e tyre në Kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh vërtetë dhe është kaq e mahnitshme,” u shpreh Rama.

Rama më tej u shpreh se BE është një bekim për të gjitha vendet tona pasi është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet.

“BE është një bekim për të gjitha vendet tona. Është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Edhe kur disa institucione u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi.

Prandaj ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke BE të të mësojë se si ta bësh.

Dija është dhurata më e madhe që BE na jep ne,” shtoi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit