Ditën e sotme Tirana pret liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.
Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga Samiti. Kurti u prit nga homologu i tij, Edi Rama me të cilin kohët e fundit ka pasur mosdakodësi.
Në fotografinë e parë që e ka publikuar shihen ai dhe Rama duke shtrënguar duart në pritjen para kryeministrisë.
“Fillojnë punimet e Samitit të 10-të të Berlinit, këtu në Tiranë,” ka shkruar Kurti.