Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën një 72-vjeçar austriak me inicialet V. S.
Mësohet se ai ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.
Autoritetet po punojnë për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.