-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa gjasa ka “Hezbollahu” që të hyjë në luftë me Izraelin?

Kryesoret

Makthi për udhëheqjen ushtarake dhe politike të Izraelit për një luftë me dy fronte me Hamasin në Rripin e Gazës dhe Hezbollahun në veri është më se real. Të shtunën e kaluar, ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, nënvizoi nga Bejruti se vendi i tij dhe aleatët e tij – Siria, Hezbollahu, i quajtur jo zyrtarisht “Boshti i Rezistencës” mund të reagojnë në rast të përshkallëzimit të operacioneve izraelite në Gaza.

“Rezistenca (në Izrael) në fronte të tjera ka marrë në konsideratë të gjithë skenarët e mundshëm, ka gishtin në këmbëz” paralajmëroi ai. Hezbollahu i dërgoi një mesazh të ngjashëm Izraelit një ditë më parë, duke kërcënuar përmes nënkryetarit të tij, Naim Kassem, se do të marrë masa “kur të vijë koha”.

Për Tamir Haiman, ish-kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë izraelite (IDF), organizata shiite libaneze e mbështetur nga Irani është shumë më e fuqishme se Hamasi. “Është në një shkallë tjetër. Nuk ka krahasim”, thotë ai për Foreign Policy.

Kur do të ndërmarrë veprime Hezbollahu kundër Izraelit?

Ai beson se Hezbollahu ndoshta nuk ka dëshirë të përfshihet në një luftë me Izraelin. “Mundësia, megjithatë, mund të hapë oreksin e saj. Kur shohin dobësi, shohin mundësi.

Ndoshta Hezbollahu mendon se nuk mund të sakrifikojë veten për palestinezët, pasi Irani, jo Gaza, është i gjithë arsyeja e ekzistencës së tij.

Siç theksoi të dielën zëdhënësi i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, Izraeli është i përgatitur të luftojë në dy ose më shumë fronte, mendim me të cilin Hyman pajtohet.

“Problemi është dëmtimi i shoqërisë izraelite dhe qëndrueshmëria e shoqërisë izraelite. Dy frontet nuk janë problem ushtarak. Është problem i qëndresës sociale dhe i mbrojtjes në atdhe” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit