-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sanksiononi Ramën dhe Vuçiçin!”, Protestë para Piramidës

Kryesoret

Policia e Tiranës ditën e sotme ka vënë në pranga një të ri pasi ai tentoi të shpaloste një banderolë pranë perimetrit të sigurisë ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

Në këtë banderolë shkruhej  “Sanksiononi Ramën dhe Vuçiçin”. Pak para arrestimit i riu deklaroi për Euronews se fillimisht policët e larguan dhe i kërkuan që të mos e shpaloste banderolën që mbante në dorë.

“Unë jam Arbër Lleshi dhe përfaqësoj veten time, nuk përfaqësoj asnjë. Desha të shpalos parrullën këtu jashtë perimetrit të suigurisë”, tha ai.

Pak pas prononcimit për media i riu tentoi sërish të shpaloste banderolën, por u ndalua nga efektivët e policisë dhe u shoqërua.

Adriatik Kurti dhe Arilda Lleshi të cilët ishin së bashku me të arrestuarin u shprehën se ata nuk janë përfaqësues të asnjë force politike.

Sipas tyre ata thjesht donin të përcillnin në mënyrë paqësore mesazhin e tyre për liderët e BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit