-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla nxjerr fotot e reja të minave në veri: Terroristët ishin organizuar nga Serbia

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla deklaroi sot se armatimi i konfiskuar së fundmi në veri tregon nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Sveçla krah disa fotografive të publikuara të minave, ka thënë se ato janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.

“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara”, ka shkruar ai.

Të shtunën është zhvilluar një bastisje e policisë në disa lokacione të veriut të Kosovës, ku janë gjetur granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit