Shqipëria dhe Franca firmosën ditën e sotme në prani të Presidentit Macron dhe kryeministrit Edi Rama disa marrëveshje bashkëpunimi. Mes tyre ishte edhe memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjellë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) – nënshkruar nga Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Ilir Beqaj dhe Drejtori për Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Azinë Cyrille Bellier.
Kreu i qeverisë shqiptare foli për më shumë se një orë në krah të presidentit Macron dhe delegacionit francez për Shqipërinë, arritjet dhe objektivat, por fakti ishte që në tryezë përpara për të firmosur një nga marrëveshjet ishte Ilir Beqja, njeriu të cilin SPAK-u e fali dhe gjykata e Posaçme i kërkoi që ta hetojë për firmat në koncesionin e “Sterilizimit” dhe pasurinë.