-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbi 16 pjesëtarët e familjes, palestinezja me lot në sy: Gjetëm pjesët e trupave të tyre

Kryesoret

Wafae Shamallakh ka rrëfyer në lot në sy për Sky News sesi humbi 16 anëtarë të familjes në Gazë.

“Dhjetë janë vrarë në të njëjtën kohë”, tha duke përshkruar natën kur forcat izraelite filluan sulmin ajror në Gazë, ku si pasojë vranë tërë familjen e xhaxhait të saj.

“Raketa goditën shtëpinë e xhaxhait tim brenda të cilës gjendej tërë familja”, tha Shamallakh.

Abdel Naser dhe gruaja e tij Soha, pesë fëmijët Ahmed (25), Marëan (22), Mohamed (20) dhe Asad e Yazan (10) si dhe gruaja e dytë Warda dhe tre fëmijët e tyre janë vrarë të njëjtën natë.

“Gjetëm trupin e Muhamed, e më pas të Ahmedit”, tha ajo para se të fillonte të qante.

“Pjesa tjetër e familjes… xhaxhai im, Asad, Marëan nuk mund të gjenin asnjë trup”, shtoi ajo.

“E dinin se kishin gjetur Wardan sepse mbante të birin dymuajsh. Por nuk gjetën xhaxhain trim Abdel Naser, Gjetën vetëm pjesë të trupit të tij”, tha palestinezja.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit