-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbja e Çekisë kundër Shqipërisë, Laçi rrëfen “thumbat” për çekët: Do të shkoj unë në Europian

Kryesoret

Kombëtarja mbrëmjen e sotme ka regjistruar fitoren e pestë radhazi pas triumfit me gola kundër Bullgarisë.

Në lidhje me ndeshjen e sotme Laçi doli në një deklaratë për mediat ku rrëfeu një shaka me shokët e tij nga Çekia të cilëve ai u kishte thëne se jo gjithmonë do të fitojnë dhe se në Europian do të shkojë ai.

“Jam gjithmonë gati kur më thërret Kombëtarja. Mendoj që kështu duhet të jenë të gjithë lojtarët. Jam i kënaqur që shënova.

Pavarësisht se ishte një ndeshje miqësore, për ne ishte si një ndeshje zyrtare. Tani na presin ndeshje më të vështira për të vazhduar në Europian.

Më pëlqen të jem lojtar ‘box to box’. Por të tjera detyra më kërkon trajneri i Spartës së Pragës, të tjera më kërkon Silvinho. Unë thjesht bëj ato që më kërkojnë.

Me shokët e skuadrës pas humbjes me Çekinë kam folur. U kam thënë: ‘Mos u mërzisni. Kështu është në futboll, jo gjithmonë fiton. Sepse këtë herë do të shkoj unë në Europian, nuk do të shkoni gjithmonë ju’”, tha mesfushori.

Laçi ishte protagonist i golit të parë në ndeshjen e sotme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit