-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dehur dhe në timon, 37-vjeçari përplaset me makinën e policisë, arrestohet

Kryesoret

Policia e Krujës ka arrestuar një 37-vjeçar me inicialet T. Ç., banues në Fushë Krujë, pasi më datë 16.10.2023, në rrugën dytësore Qerekë – Rinas, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Benz”, ka përplasur një automjet policie. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërsa policia në Tiranë ka arrestuar një 27-vjeçar me inicialet A. L., dhe dhe një tjetër me inicialet G. B., të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu u arrestua një 23-vjeçar me inicialet F. B., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në pranga ra edhe 27-vjeçari me inicialet E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

U arrestua edhe një 27-vjeçar me inicialet H. B., banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit