-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkesa e SPAK, cilat janë dy vrasjet me 4 viktima që iu bashkuan dosjes së “Plumbit të Artë”

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme, e cila ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”, kërkoi sot në gjykatë që të bashkohet me dosjen edhe çështja penale e dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura në mars dhe në prill të 2020 në Durrës.

Nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars dhe në prill u vranë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka bashkuar dy çështjet. Kërkesa e prokurorisë u bë duke qenë se janë të njëjtët persona të përfshirë.

Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”. Seanca paraprake për “Plumbi i Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit