-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e financon Hamasin? 

Kryesoret

Grupi militant palestinez, Hamas përdor një rrjet global të financimit për ta kanalizuar mbështetjen nga organizatat e bamirësisë dhe vendet mike, duke i kaluar paratë e gatshme nëpër tunelet e Gazës, apo duke i përdorur kriptovalutat për t’i shmangur sanksionet ndërkombëtare, sipas ekspertëve dhe zyrtarëve.

Megjithatë, Hamasi, i cili e udhëheq Rripin e Gazës, do të përballet me pengesa edhe më të mëdha për sigurimin e fondeve, pas sulmit të tërbuar të militantëve të vet të cilët i vranë qindra izraelitë, kryesisht civilë.

Izraeli i është kundërpërgjigjur Hamasit me bombardimet më të fuqishme ndaj Gazës në historinë e konfliktit 75-vjeçar.

Në fillim të kësaj jave, Policia e Izraelit tha se e ngriu një llogari bankare në bankën Barclays, e cila, sipas autoriteteve, lidhej me grumbullimin e të hollave për Hamasin, si dhe i bllokoi llogaritë e kriptovalutave të përdorura për të mbledhur donacione, pa treguar saktësisht sa llogari e as vlerën e tyre.

Ky vendim ofroi një pasqyrë të vogël të një rrjeti të koklavitur financiar, pak ligjor e më shumë të fshehtë, i cili është bazamenti i Hamasit, apo Lëvizjes së Qëndresës Islamike, dhe Qeverisë së tij në Rripin e Gazës, të cilën e ka udhëhequr që nga viti 2007.

Matthew Levitt, ish-zyrtar amerikan i specializuar për kundër-terrorizëm, vlerëson se shumica e buxhetit të Hamasit prej 300 milionë dollarësh është grumbulluar nga taksat ndaj bizneseve, si dhe nga vendet si, Irani dhe Katari, apo nga organizatat e bamirësisë.

Në shkurt të vitit të kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Hamasi ka mbledhur fonde në vendet e tjera të Gjirit, dhe se merr donacione nga palestinezët, si dhe nga mërgimtarët e tjerë dhe organizatat e veta të bamirësisë./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit