Aviv (54), Livnat (49), Rotem (19), Yonatan (17) dhe Yiftach (15) Kutz u vranë nga terroristët e Hamasit në shtëpinë e tyre në Kfar Aza më 7 tetor 2023.
Një familje e tërë u shkatërrua. Pasi u numëruan fillimisht në mesin e të zhdukurve, por fqinjët i gjetën së bashku në një shtrat, me babanë Aviv duke siguruar një përqafim mbrojtës, por nuk i shpëtoi, shkruan “Timesofisrael”.
Livnat, e cila duhej të festonte ditëlindjen e saj të 50-të këtë muaj, lindi gjatë Luftës së Yom Kipur. Aviv ishte zëvendësdrejtor i një firme konsulence dhe gjithashtu merrej me punë bujqësore.
Vajza Rotem trajnonte rekrutët e rinj. Djemtë Yonatan dhe Yiftach ishin studentë dhe basketbollistë në programin e të rinjve Hapoel.
“Ata ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm me zemra të mëdha. Ata kishin gjithë jetën e tyre përpara”, tha halla e tyre Adi Levy Salama për një media hebraike. Salama tregoi se familja ishte kthyer në Kfar Aza pas disa vitesh në Boston.