-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Populli është i dëshpëruar”, A i përfaqëson dikush serbët në veri të Kosovës?

Kryesoret

“Populli është i dëshpëruar, pa shpresë”.

Me këto fjalë Millani nga Leposaviçi, njëra nga katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, përshkruan qëndrimin e pjesëtarëve të komunitetit serb pas ngjarjeve në Banjskë dhe një sërë krizash politike.

“Duhet të rikthejmë besimin në të ardhmen, por nuk e di se si do të kemi sukses në të gjitha këto. Jemi në një situatë të vështirë, vetëm Zoti mund të na ndihmojë”, shton ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL).

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në qytetin e Banjskës në territorin e komunës së Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Millan thotë se ai dhe bashkatdhetarët e tij janë “të vetmuar” pas këtyre ngjarjeve dhe se nuk kanë përfaqësues, të cilët do të mbronin interesat e tyre.

“Këta ish-përfaqësues politikë (nga Lista Serbe) janë tërhequr. Pasiguria është e madhe”, thotë ai.

Lista Serbe deri në nëntor të vitit të kaluar kishte pushtet absolut në nivel qendror dhe lokal, kur serbët nga veriu i Kosovës me iniciativën e tyre u larguan nga institucionet e Kosovës.

Një vendim i tillë është marrë me qëllim që Qeveria e Kosovës të mos zbatojë vendimin për heqjen e targave, të cilat lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës.

Ndërkohë, në prill, Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, por serbët i bojkotuan ato.

Kështu, kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet në fund të majit, por popullsia shumicë serbe nuk i pranoi, gjë që shkaktoi protesta dhe një krizë tjetër politike./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit