-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agresioni në Banjskë, Konjufca: Vuçiç ka lidhje të forta me grupin terrorist në veri

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur së fundmi se sulmi i 24 shtatorit në veri ishte sulm terrorist dhe akt agresioni.

Në një intervistë për mediat kosovare ai deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka qenë në dijeni për këtë sulm dhe se është tallje nëse mohohet kjo.

Ai më tej shtoi se ngjarja e 24 shtatorit e ka kthyer prapa të gjithë procesin dhe se formati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojë.

“Goditja që ia ka dhënë 24 shtatori, ne jemi pothuajse të bindur që nuk mund të vazhdojë në atë regjistër që ka qenë.

Duhet të ndryshojë në kuptimin e këtij projekti që e prezantoi emisari Lajçak, le të themi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kosova e paska në formë të një obligimi, i cili në kohë duhet të sekuencohet si projekt i parë.

Është vështirë të bëjmë një hap në këtë drejtim, duke e pasur përballë një shtet prej të cilit hyjnë grupe terroriste të armatosura rëndë dhe për ta aneksuar pjesën e veriut të Kosovës. Ky ka qenë qëllimi”, shtoi ai.

Konjufca foli edhe për Listën Serbe, pasi nënkryetari i saj, Milan Radoiçiq u vet-deklarua se ishte lideri i grupit terrorist dhe financues i këtij grupi, i cili vrau një polic të Kosovës dhe plagosi dy të tjerë.

“Lista Serbe duhet ta ketë vetëm një hall, se a do të regjistrohen prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo jo, sepse nënkryetari i partisë i takon një grupi terrorist”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit