Mbrëmjen e sotme është regjistruar një atentat ndaj një të riu në Shkozë të Tiranës.
Mësohet se disa persona me dy makina i kanë bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar më armë drejt makinës ku ndodhej i riu.
Për fat të mirë, plumbat nuk kanë prekur asnjëri.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.