-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti kroat në Tiranë: Absurde! BE s’po tregohet e sinqertë me Shqipërinë

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç është pritur në Presidencën shqiptare me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Bajram Begaj në kuadër të vizitës zyrtare 2-ditore që do zhvillojë në Shqipëri. Ai ishte mjaft i ashpër me Bashkimin Europian, që sipas tij nuk është treguar i sinqertë me procesin e integrimit të Shqipërisë.

Dua të them  se para 11 vitesh, në 2012 isha në Tiranë, Shqipëria kishte tre vite në NATO, me BE-në tentonte me vështirësi të shumta të vijonte disa prej bisedave por asgjë nuk ndodhte. Besoja se së shpejti do të ndodhte, por jo. Serbia dhe Mali i Zi nisën negociatat, por për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd është i dukshëm edhe sot.

Duket se kemi një problem. Një shtet mjaft mirë i organizuar dhe drejtuar. Është anëtar i NATO-s. Dhe Shqipëria aty ka vendin e saj. Duket se diçka është e pa sinqertë kur vjen puna te BE. Kanë kaluar 11 vite. Ka lëvizur pak, por jo shumë. Shpresoj që edhe të tjerët të flasin.

Jam në mes të vetmve, që nuk është shqiptar që këtë gjë e ka përmendur edhe në Nju Jork, që ka të bëjë me pranimin e Kosovës. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë vënë në një pozitë të caktuar, ku njerëzit në BE duhet të ndjenjë një ndërgjegje që nuk do të mburremi në tërësi. Dje kemi pasur takime nga Procesi i Berlinit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit