Kancelari gjerman Olaf Scholz pak para nisjes nga Tel Avivi u detyrua të braktiste avionin për shkak të një alarmi rakete.
Pasagjerëve iu kërkua të shtriheshin në pistën e aeroportit. Siç raporton “Welt” në mision ka pasur edhe gazetarë të cilët janë detyruar të shtrihen në pistë. Dy raketa të Hamasit u neutralizuan mbi aeroport nga sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit.
Sipas raportit të gazetës gjermane, kancelari nuk u shtri në korridor, por vrapoi në një kontejner aty pranë dhe prej andej në një strehë. Pas disa minutash, pasagjerët arritën të hipnin sërish në aeroplan.
#Raketenalarm in Tel Aviv. Die Regierungsmaschine wird umgehend evakuiert. @Bundeskanzler wird in einen Schutzraum gebracht. Wir legen uns vor dem Flugzeug auf den Boden. @robinalexander_ @frautoroxel pic.twitter.com/OTWV55KUoA
— Sara Sievert (@sara__si) October 17, 2023
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai kishte diskutuar mënyrat për të marrë ndihma humanitare për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës.
“Gjermania dhe Izraeli janë të bashkuar si shtete demokratike, duke vepruar në bazë të drejtësisë dhe ligjit edhe në situata ekstreme…
Kam diskutuar me kryeministrin (Netanyahu) mënyrat për t’i lejuar njerëzit në Gaza të marrin ndihmë humanitare për aq kohë sa më shpejt sa të jetë e mundur”, theksoi Soltz.
“Ne duam të mbrojmë civilët dhe të parandalojmë vdekjet e civilëve”, tha kancelari gjermane. Pas Izraelit, Soltz do të shkojë në Egjipt.









