Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e konsideron të paligjshme bllokadën totale të Izraelit ndaj Rripit të Gazës. Por jo të gjithë pjesëmarrësit në samit mendojnë kështu.
Ishte takimi i parë virtual i krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së që nga fundi i pandemisë së koronavirusit.
Secili nga pjesëmarrësit sërish ndodhej në zyrën e vet ose diku në udhëtim: Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në Izrael, kryeministri hungarez Viktor Orban në Kinë.
Në Bruksel në sallën e zbrazur të godinës së Europës presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, koleget dhe kolegët ishin mbledhur me ngut përpara një monitori të madh.
Nëse tema e samitit të posaçëm, do të mund të ishte bërë shaka duke kujtuar situatat e çuditshme nga koha e pandemisë kjo duket tashmë e largët.
Në Bruksel bëhej fjalë për terrorizmin dhe kryesisht për luftën e Izraelit kundër Hamasit palestinez, të klasifikuar nga BE, SHBA dhe shtete të tjera si organizatë terroriste e të gjithë ishin seriozë.
Me një minutë heshtjeje kryetarët e shteteve dhe të qeverive përkujtuan dy suedezët e vrarë të hënën nga një islamist, që mendohej se vinte nga Maroku, e që u vra në Bruksel.
Po ashtu pjesëmarrësit nderuan viktimat e sulmit terrorist të Hamasit islamist ndaj Izraelit përpara dhjetë ditësh si dhe qindra viktimat nga radhët e popullsisë civile në Rripin e Gazës.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Michel dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ritheksuan deklaratën, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet ndaj Hamasit dhe sulmuesve të tjerë, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare.
“Bllokada totale e Rripit të Gazës nga Izraeli nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare,” tha Charles Michel. Ursula von der Leyen nuk donte ta formulonte kështu./DW
Artikulli i plotë këtu.