Goditja me raketë e një spitali në Gaza rrezikon të ndezë edhe më tej situatën e ashpërsuar në Lindjen e Afërt. Pas bombardimit të klinikës fajësimet janë të dyanshme. Ndërkohë kancelari gjerman, viziton sot Egjiptin.
Goditja me raketa e një spitali në Qytetin e Gazës rrezikon të minojë përpjekjet aktuale diplomatike. Palestinezët militantë dhe Izraeli bënë përgjegjës njëri-tjetrin për goditjen me raketa, ndaj spitalit, me disa qindra të vdekur e shumë të plagosur.
Autoriteti shëndetësor në Rripin e Gazës, i kontrolluar nga Hamasi militant islamist, fajësoi ushtrinë izraelite për goditjen. Izraeli e hodhi poshtë këtë fajësim.
Kreu i qeverisë izraelite, Benjamin Netanjahu deklaroi, se “e gjithë bota duhet ta dijë, se ishin terroristët barbarë në Gaza që goditën spitalin në Gaza.”
Nuk ishte ushtria izraelite, theksoi Netanjahu. “Ata që vranë brutalisht fëmijët tanë, vrasin edhe fëmijët e tyre.”
“Spitali është goditur nga një raketë e devijuar e organizatës terroriste Xhihadi Islamik,” bëri të ditur ushtria izraelite natën e së mërkurës.
Izraeli ka pohuar, se do të bëjë publike provat. Më parë thuhej, se të dhënat të “orientojnë” tek përgjegjësia e organizatës terroriste, Xhihadi Islamik.
Pas një verifikimi shtesë të sistemeve operative dhe të shërbimit sekret izraelit u tha “se ushtria izraelite nuk e ka goditur spitalin në Gaza”.
Zëdhënësi i ushtrisë, Danial Hagari bëri të ditur, se do të jepen prova për këtë publikisht. Pamje të dronëve ushtarakë tregojnë “një lloj objektivi në vendparkim”, sipas Hagarit./DW
Artikulli i plotë këtu.