-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, Hovenier: 24 shtatori tregoi sa urgjent është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në një intervistë në ATV ka folur rreth situatës së fundit politike, dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Hovenier u shpreh se situata e 24 shtatorit, ka treguar sa urgjente është të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

“Unë mendoj se 24 shtatori nënvizoi dhe e bëri shumë të qartë se sa urgjente është që të lëvizet para me këtë punë të rëndësishme që të arrihet implementimi i plotë nga të dyja palët, për të gjitha zotimet në marrëveshjen bazë dhe aneksin e implementimit. Ka shumë angazhime të mira në këtë marrëveshje themelore.

Ato përfshijnë gjëra si shmangja e përdorimit të forcës, zgjidhja e probleme përmes mënyra paqësore, respekt për kufijtë e njëri-tjetrit.

Ka zotime edhe në anën e Kosovës, lidhur me shtyrjen përpara të asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një mjet për të adresuar shqetësimet e komunitetit etnik serb këtu.

Ne po ashtu mendojmë se kjo është shumë e rëndësishme dhe urgjente”, deklaroi ambasasdori amerikan në Kosovë.

Hovenier theksoi se prioritet i Amerikës është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia.

“Mendoj se të gjithë jemi të shqetësuar për zhvillimet tani. Por mendoj se ata mund të kenë besim, ashtu si ne, se komuniteti ndërkombëtar është shumë i fokusuar që të ndihmojë të avancojë këtu dhe në rajon, stabilitet më të madh, prosperitet më të madh, siguri më të madhe. Ky vazhdon të jetë synimi ynë,” shtoi Hovenier.

Ambasadori tha se ndërmjetësuesit e BE-së në dialog kanë mbështetjen amerikane.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit