Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot në një vitë zyrtare homologun e tij kroat, presidenti Zoran Milanoviç.
Begaj ka pritur Milanoviç-in me një ceremoni zyrtare dhe me nderime, ndërsa pas takimit dy presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Mësohet se nesër presidenti kroat së bashku me Begajn, do të vizitojnë qytetin e Beratit.
AXHENDA:
10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.
10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.
11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.
12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.