-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradimi i Radojçiç në Kosovë, avokati: Nuk bëhet fjalë

Kryesoret

Avokati Goran Petronijeviç në një intervistë për mediat serbe ka folur në lidhje me ekstradimin e klientit të Milan Radojçiç për të cilën është shprehur se nuk bëhet fjalë një veprim i tillë.

Radojçiç për mes një letre të lexuar nga avokati i tij njoftoi se ishte i përfshirë dhe planifikues i sulmit të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Duke folur për rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian avokati u shpreh se shqyrtimi i ekstradimit të klientit të tij është jorealistike.

Ai më tej shtoi se Beogradi nuk ka lidhje me ngjarjet në Banjskë.

“Një fakt i tillë nuk do të thotë se Beogradi është i përfshirë në atë që ndodhi atje poshtë, ne e dimë saktësisht se çfarë ndodhi atje. Edhe sikur të kishte një rekomandim të tillë, madje edhe miratimin e një lloj vendimi për sanksione, do të shqyrtohej përmes konsensusi i BE-së.

Pothuajse jemi të sigurt se nuk mund të ketë një konsensus të tillë në këtë moment, prandaj edhe frikësimi i popullit me këto sanksione nuk duhet kuptuar në atë mënyrë dhe nuk duhet menduar shumë seriozisht. Është një lloj të, do të thosha, një kërcënim të dorës së dytë”, vlerëson Petronijeviç.

Intervistën e plotë e gjeni këtu. 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit